
THIRRJE PUBLIKE
REGJISTRIMET JANË TË HAPURA
Gjenerata e Tretë “Program Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajnim të Rrobave”
Vetëm 10 vende të lira
Pas suksesit të Gjeneratës së Parë dhe Gjeneratës së Dytë, si dhe interesimit të vazhdueshëm të qytetarëve, OJQ LIZA-R shpall të hapur aplikimin për Gjeneratën e Tretë të programit profesional pa pagesë në fushën e rrobaqepësisë, qëndisjes artistike dhe rikrijimit (upcycling) të rrobave.
Programi synon zhvillimin e aftësive profesionale dhe praktike, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi reale për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim të iniciativave të vogla ndërmarrëse.
Programi zgjat 6 muaj dhe përfshin:
– Rrobaqepësi moderne;
– Qëndisje artistike;
– Rikrijim dhe transformim të rrobave të përdorura në produkte bashkëkohore (Upcycling);
– Punë praktike me pajisje profesionale;
– Përgatitje për tregun e punës dhe zhvillimin e një biznesi të vogël.
Mësimi zhvillohet në ambiente moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme të finansuar nga Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA
Procesi mësimor realizohet nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në fushën e modës dhe rrobaqepësisë, duke kombinuar teorinë me praktikën.
Kush mund të aplikojë?
– Gra dhe vajza, pa kufizim moshe, të interesuara për ndërtimin e një profesioni të qëndrueshëm;
– Të rinj dhe të reja me interes për modën, dizajnin, krijimtarinë dhe ndërmarrësinë.
Përfitimet e programit:
– Trajnim profesional 6-mujor pa pagesë;
– Zhvillim i aftësive praktike të aplikueshme në tregun e punës;
– Mundësi për punësim ose vetëpunësim;
– Punë praktike me pajisje profesionale;
– Certifikatë përfundimi.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve
Për shkak të karakterit praktik të programit, do të pranohen vetëm 10 pjesëmarrës.
Përzgjedhja do të bazohet në motivimin, seriozitetin dhe gatishmërinë për të ndjekur programin deri në përfundim.
Mënyra e aplikimit
Aplikimi bëhet vetëm fizikisht, duke dorëzuar dokumentacionin në zyrat e OJQ LIZA-R.
Adresa:
Rr. Gjinollët nr. 98
Daku Residence, Kati 6, Dera 504
60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Dokumentet e nevojshme:
– Kopje e letërnjoftimit;
– Dy (2) fotografi me madhësi 51 × 51 mm (formati i vizës amerikane).
Orari i ligjëratave
Orari do të përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit e përzgjedhur pas përfundimit të procesit të regjistrimit.
Numri i vendeve është i kufizuar.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Gjeneratës së Tretë të këtij programi profesional, i cili synon fuqizimin e aftësive profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim personal dhe ekonomik.
#LIZAR #TrajnimProfesional #Rrobaqepësi #Qëndisje #FashionDesign #Upcycling #Gjilan #EmpowerWomen #Youth #ProfessionalTraining
