Takim i frytshëm me Kryetarin e YTB-së, z. Abdullah Eren.
Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim me Kryetarin e Presidencës për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Miqësore (YTB), z. Abdullah Eren, ku diskutuam rreth thellimit të bashkëpunimit për projekte zhvillimore në regjionin e Gjilanit dhe më gjerë .
YTB, si një institucion qeveritar me ndikim të gjerë, ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj mbështetjes së studentëve nga Kosova, përmes ndarjes së bursave në të gjitha nivelet akademike – nga Bachelor, Master, deri te studimet e Doktoraturës dhe Postdoktoraturës . Ky angazhim është dëshmi e qartë e rëndësisë që ky institucion i kushton zhvillimit arsimor dhe ngritjes profesionale të të rinjve tanë.
Në emër të organizatës sonë, Prof. Dr. Mensur Morina shprehu mirënjohjen më të thellë për vëllaun tonë, z. Eren, dhe institucionin që ai përfaqëson, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj studentëve dhe organizatave në Kosovë. Kjo përkrahje ka ndihmuar në realizimin e projekteve me karakter edukativ, zhvillimor dhe kulturor.
Me këtë rast, u dakorduam që në një të ardhme të afërt, z. Eren të vizitojë organizatën tonë dhe të zhvillojë një takim me të rinjtë e Kosovës, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

