Skip to content
OJQ "LIZA-R"

OJQ "LIZA-R"

Primary Menu
  • BALLINA
  • RRETH ORGANIZATËS
    • Kryesia
    • Strategjia 2024 – 2027
    • Strategjia e vjetër
  • LAJMET
  • GALERIA
    • Vizita Studimore
    • Pritja e delegacioneve në Kosovë
    • Evente
    • Trajnime te mbajtura
    • Trajnimet 2020-2024
  • AKTIVITETET
    • Kurset profesionale
      • Rrobaqepësi
      • IT, Dizajn Grafik & Ndërmarrësi
    • Zhvillim ekonomik
      • Mbështetje me serra për bujqit
      • Mbështetje me maqina të qepjes për gra dhe vajza
      • Arsim/Edukim
        • Mbështetje me bursa të ekselencës për studentët e dalluar
    • Trajnimet
      • Menaxhimi Strategjik
      • Lidership
      • Hartim dhe Menaxhim Projektesh
      • Administrim Biznesi
      • Organizim i trajnimeve profesionale
    • Konferenca
    • Sport
    • Rini
    • Kulturë
    • Trashëgimi kulturore
    • VERLT
    • Erasmus+
    • European Solidarity Corps(ESC)
  • Kontakti
  • Home
  • Media
  • Me ftesë të Forumit Rinor të AK Partisë Istanbol, 35 anëtarë nga e gjithë Kosova, në kuadër të organizatës ‘’LIZA-R” kanë realizuar një udhëtim gjashtë ditor në kryeqytetin turk.
  • Media

Me ftesë të Forumit Rinor të AK Partisë Istanbol, 35 anëtarë nga e gjithë Kosova, në kuadër të organizatës ‘’LIZA-R” kanë realizuar një udhëtim gjashtë ditor në kryeqytetin turk.

sami April 11, 2016

1

Pjesëmarrës të këtij udhëtimi ishin studentë, organizata rinore, si dhe akdemikë të shkencave, të cilët, prej datës 4 deri 9 prill të këtij viti,  ndjekën trajnimin në fushat e akademisë politike, diplomacisë dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse.

Kryetari i organizatës ‘’LIZA-R’’ , Mensur Morina ka thënë se në kuadër të këtij projekti  u mbajtën aktivitete të ndryshme, takime të nivelit më të lartë hierarkik me përfaqësues të Parlamentit të Republikës së Turqisë, si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar përgjegjës për Ballkan,  Zeyid Aslan.

Po ashtu, pjesëmarrësit nga Kosova kanë zhvilluar takim me Adem Gunayidin, përgjegjës për Arsim, Studime, Diasporë dhe Bursa në Qeverinë e Turqisë. Ndërkohë  kanë takuar edhe kryetarin e TIKAS, Zulkuf Oruc dhe vazhduan takimet me  struktura më të larta të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi “AK PARTI” ,  duke filluar nga nënkryetari Ömer ÇELİK ,  Fatma Betül KAYA , nënkryetare për mardhënie me jashtë, kryetarja e Forumit të Gruas së Partis,  Lütfiye Selva ÇAM dhe me kryetarin e Forumit të Rinisë, Melih Ecertas.
Takimet e tyre pasuan me organizatën më të madhe rinore TUGVA me përgjegjës Rabie Kazak, pastaj janë pritur edhe nga organizata humanitare IHH nga Fuat Emin dhe krejt në fund, takuan Çagatay Ozdemir, përgjegjës të organizatës ‘’SATA’’.

Ky projekt  është  i pari i llojit të këtillë i realizuar nga ndonjë organizatë Rinore në Kosovë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve rinore në vendimmarrje e poashtu edhe në fushat e posaçme si ekonomi,politikë, çështjet sociale, diplomaci, siguri e lidership .

‘’Projekti u përkrah maksimalisht nga strukturat më të larta të Rinise së AK Partisë në Istanbul me Kryetarin e saj z. Taha Ayhan dhe Nënkryetarin e Rinisë për marrëdhënie me jashtë z. Omer Sevban Ceylan ku me ftesën e tyre patëm mundësinë të jemi pjesë e këtij projekti të përbashkët, projekt ky që tani do të realizohet çdo vit ‘’, ka thënë Morina.

Gjatë këtij projekti këta të rinjë patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me strukturat më të larta Qeveritare dhe Parlamentare të Republikës së Turqisë dhe strukturat tjera shoqërore ku i gjithë ky program ishte e një niveli shumë të lartë organizativ.

Gjithashtu pjesëmarrësit patën mundësi t`i vizitojnë monumentet kulturore dhe historike në Stamboll, duke pasur parasysh që në këtë qytet përmblidhen shumë qytetërime të vjetra gjatë historisë.

Kryetari i LIZA-R ka thënë se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit i llojit të tillë, meqë sipas tij, shumë shpejtë do të organizohen  projekte tjera të fuqishme me miqtë nga Turqia.

‘’LIZA-R do të rritë angazhimet e veta profesionale vetëm e vetëm që të rinjëve të Kosovës të ju afrohet një mundësi më e madhe në shkëmbimin e përvojave, marrjen e eksperiencave të reja, ofrimit të mundësive të kryerjes së ekspertizave të ndryshme nga të rinjët tanë në Turqi, në lidhje me studimet në Turqi, në mënyrë që marrëdhëniet tona të mira diplomatike e vëllazërore me popullin dhe shtetin Turk të vazhdojnë edhe me tutje.’’, ka përfunduar Morina.

 

2
3
4
5
6
7
8

Post navigation

Previous: Takim me Kryetaren e Forumit të Gruas së AK Partisë
Next: Organizata LIZA-R po qendron me një vizitë studimore në Kompleksin Saranda-Ksamil

Postime të ngjashme

773144908_28252526854378367_5349671417615485408_n
  • Media

Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! 

web August 13, 2026
769168443_28229322066698846_5563676617932434533_n
  • Media

Thirrje për Aplikim: 30 Bursa të Ekselencës për Studentët e Dalluar në Kosovë

web August 13, 2026
768372460_28206118509019202_1551505194049241599_n
  • Media

Thirrje për Aplikim: 30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë

web August 13, 2026

Arkiva

Vizioni, Misioni dhe Qëllimi

Organizata është themeluar me qëllim të integrimit, fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike. Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata do t’i ndërmarr, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete e poshtë shënuara.

Rrjetet Sociale

facebook.com/lizargjilan
instagram.com/ojqliza

Lajmet e Fundit

  • Depositar en mostbet casino: Guía September 26, 2026
  • Maximizing Slot Success By Understanding Game Selection September 26, 2026
  • Depositing Payment Methods for 4rabet Casino September 26, 2026
  • Catalizador de Acceso al Casino Doradobet September 25, 2026
  • Home
  • IT, Dizajn Grafik & Ndërmarrësi
Copyright©/All rights reserved by NGO "Liza-R 2026" | MoreNews by AF themes.