Skip to content
OJQ "LIZA-R"

OJQ "LIZA-R"

Primary Menu
  • BALLINA
  • RRETH ORGANIZATËS
    • Kryesia
    • Strategjia 2024 – 2027
    • Strategjia e vjetër
  • LAJMET
  • GALERIA
    • Vizita Studimore
    • Pritja e delegacioneve në Kosovë
    • Evente
    • Trajnime te mbajtura
    • Trajnimet 2020-2024
  • AKTIVITETET
    • Kurset profesionale
      • Rrobaqepësi
      • IT, Dizajn Grafik & Ndërmarrësi
    • Zhvillim ekonomik
      • Mbështetje me serra për bujqit
      • Mbështetje me maqina të qepjes për gra dhe vajza
      • Arsim/Edukim
        • Mbështetje me bursa të ekselencës për studentët e dalluar
    • Trajnimet
      • Menaxhimi Strategjik
      • Lidership
      • Hartim dhe Menaxhim Projektesh
      • Administrim Biznesi
      • Organizim i trajnimeve profesionale
    • Konferenca
    • Sport
    • Rini
    • Kulturë
    • Trashëgimi kulturore
    • VERLT
    • Erasmus+
    • European Solidarity Corps(ESC)
  • Kontakti
  • Home
  • Media
  • Liza R mirëpret Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë
  • Media

Liza R mirëpret Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë

web October 1, 2025
Sot, në selinë e Organizatës “LIZA-R”, Drejtori Ekzekutiv Prof. Dr. Mensur Morina, i shoqëruar nga Kryetari i Bordit z. Ujmir Krasniqi dhe stafi profesional i organizatës, kishte kënaqësinë të mirëpriste Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij z. Matti Nissinen dhe Këshilltarën e lartë Znj. Jehona Ademaj Sejdiu.
Gjatë takimit, Ambasadori u njoh nga afër me angazhimin dhe kontributin shumëvjeçar të Organizatës “LIZA-R”, e cila tashmë për 18 vite me radhë ka qenë promotore e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe arsimor në rajon. Ambasadori shprehu vlerësimin e tij të lartë për veprimtarinë e organizatës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për ndërlidhjen e komuniteteve dhe shteteve tona.
Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit dhe popullit finlandez në proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve të Kosovës, Organizata “LIZA-R” i dhuroi Ambasadorit një dhuratë simbolike dhe të çmuar.
Pjesa e dytë e vizitës u fokusua në bashkëpunimin ekonomik. Ambasadori Nissinen dhe znj. Florenda Govori, Drejtoreshë e Odës Ekonomike Nordike, u takuan me përfaqësues të bizneseve nga rajoni i Anamoravës, për të diskutuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit me kompani finlandeze. Temat e diskutimit përfshinë eksportin e produkteve vendore, partneritetet industriale dhe forma të reja bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve nordike.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit shprehën mirënjohje të veçantë për organizimin e këtij eventi nga “LIZA-R” dhe për përkushtimin e Ambasadorit Nissinen në forcimin e urave të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Finlandës.

Post navigation

Previous: Të Rinjtë Ndërtojnë Ura përmes Rrjeteve Sociale
Next: Të Rinjtë e Fuqizuar Kundër Urrejtjes dhe Dëmit

Postime të ngjashme

773144908_28252526854378367_5349671417615485408_n
  • Media

Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! 

web August 13, 2026
769168443_28229322066698846_5563676617932434533_n
  • Media

Thirrje për Aplikim: 30 Bursa të Ekselencës për Studentët e Dalluar në Kosovë

web August 13, 2026
768372460_28206118509019202_1551505194049241599_n
  • Media

Thirrje për Aplikim: 30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë

web August 13, 2026

Arkiva

Vizioni, Misioni dhe Qëllimi

Organizata është themeluar me qëllim të integrimit, fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike. Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata do t’i ndërmarr, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete e poshtë shënuara.

Rrjetet Sociale

facebook.com/lizargjilan
instagram.com/ojqliza

Lajmet e Fundit

  • Depositar en mostbet casino: Guía September 26, 2026
  • Maximizing Slot Success By Understanding Game Selection September 26, 2026
  • Depositing Payment Methods for 4rabet Casino September 26, 2026
  • Catalizador de Acceso al Casino Doradobet September 25, 2026
  • Home
  • IT, Dizajn Grafik & Ndërmarrësi
Copyright©/All rights reserved by NGO "Liza-R 2026" | MoreNews by AF themes.