ECJE NËPËR KOHË! TRASHIGIMIA KULTURORE KA VLERË TË ÇMUAR!
LIZA-R paraqet para jush katalogun për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të regjionit të Anamoravës.
Nga numri i madh i objekteve të trashëgimisë kulturore që i ka regjioni i Gjilanit, kemi përzgjedhur disa prej tyre për t’i prezantuar, duke pasur parasysh se në kuadër të misionit tonë si ndërmarrje sociale përfshihet edhe kujdesi për hapësirat publike, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe memorialet.
Përmes këtij katalogu synojmë të rrisim interesimin e vizitorëve për t’i vizituar këto monumente, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit lokal, rritjen e shërbimeve dhe aktiviteteve në këtë fushë, si dhe promovimin e komponentëve të HORECA-së.
LIZA-R, me misionin e saj, në mënyrë të vazhdueshme avokon për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës, në veçanti të regjionit të Anamoravës.
Linku i katalogut që do të gjeni më poshtë është plotësisht i sigurt dhe i verifikuar. Klikimi në të nuk kërkon asnjë të dhënë personale dhe nuk paraqet rrezik për mashtrim , ju dërgon drejtpërdrejt në platformën ku mund ta shfletoni katalogun në mënyrë të qetë dhe të sigurt.
Katalogu është i strukturuar për t’u shfletuar njësoj si në format fizik, duke kaluar faqet nga e djathta në të majtë. Në total përmban 25 faqe të pasura me përmbajtje dhe fotografi nga trashëgimia jonë kulturore.
Një falënderim i veçantë për përkrahjen e vazhdueshme nga drejtori i Qendrës Regjionale të Trashëgimisë Kulturore, z. Artan Hoxha, kontributi i të cilit ka qenë i çmuar në realizimin dhe avancimin e këtij katalogu.
Ftojmë organizatat, donatorët, bizneset dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të mbështesin LIZA-R përmes sponsorizimit, në mënyrë që të zgjerojmë gamën e aktiviteteve tona dhe të vazhdojmë kontributin në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ju dëshirojmë një shikim të këndshëm!

