Training Opportunities – OJQ "LIZA-R" https://www.liza-r.org Thu, 13 Aug 2026 09:27:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1.2 https://www.liza-r.org/wp-content/uploads/2024/03/cropped-liza-logo-32x32.png Training Opportunities – OJQ "LIZA-R" https://www.liza-r.org 32 32 Thirrje Publike: Hapet Gjenerata e Tretë e Programit Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajn – Vetëm 10 Vende të Lira https://www.liza-r.org/thirrje-publike-hapet-gjenerata-e-trete-e-programit-profesional-ne-rrobaqepesi-qendisje-dhe-dizajn-vetem-10-vende-te-lira/ Thu, 13 Aug 2026 08:46:08 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7326 May be an image of text that says 'KURS PROFESIONAL I RROBAQEPESISE Gjenerata e tretë! GJATE 6 MUAJVE DO TE : Qepje profesionale Matje dhe prerje Modelim bazë Vizatim patronesh Modifikim dhe riparim veshjesh JLIZA-R LIZA LIZA-R -R AFATII APLIKIMIT DERI ME: 11.09.2026 Kursi ofrohet KursiofrohetFALAS FALAS Rr. "Gjinollët 98" (Residenca Daku) Kati 6, Nr.504 4-Gjilan Ngo Liza-R ojqliza'

THIRRJE PUBLIKE

REGJISTRIMET JANË TË HAPURA

Gjenerata e Tretë “Program Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajnim të Rrobave”

Vetëm 10 vende të lira

Pas suksesit të Gjeneratës së Parë dhe Gjeneratës së Dytë, si dhe interesimit të vazhdueshëm të qytetarëve, OJQ LIZA-R shpall të hapur aplikimin për Gjeneratën e Tretë të programit profesional pa pagesë në fushën e rrobaqepësisë, qëndisjes artistike dhe rikrijimit (upcycling) të rrobave.

Programi synon zhvillimin e aftësive profesionale dhe praktike, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi reale për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim të iniciativave të vogla ndërmarrëse.

Programi zgjat 6 muaj dhe përfshin:

– Rrobaqepësi moderne;
– Qëndisje artistike;
– Rikrijim dhe transformim të rrobave të përdorura në produkte bashkëkohore (Upcycling);
– Punë praktike me pajisje profesionale;
– Përgatitje për tregun e punës dhe zhvillimin e një biznesi të vogël.

Mësimi zhvillohet në ambiente moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme të finansuar nga Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA

Procesi mësimor realizohet nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në fushën e modës dhe rrobaqepësisë, duke kombinuar teorinë me praktikën.

Kush mund të aplikojë?

– Gra dhe vajza, pa kufizim moshe, të interesuara për ndërtimin e një profesioni të qëndrueshëm;
– Të rinj dhe të reja me interes për modën, dizajnin, krijimtarinë dhe ndërmarrësinë.

Përfitimet e programit:

– Trajnim profesional 6-mujor pa pagesë;
– Zhvillim i aftësive praktike të aplikueshme në tregun e punës;
– Mundësi për punësim ose vetëpunësim;
– Punë praktike me pajisje profesionale;
– Certifikatë përfundimi.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

Për shkak të karakterit praktik të programit, do të pranohen vetëm 10 pjesëmarrës.

Përzgjedhja do të bazohet në motivimin, seriozitetin dhe gatishmërinë për të ndjekur programin deri në përfundim.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm fizikisht, duke dorëzuar dokumentacionin në zyrat e OJQ LIZA-R.

Adresa:
Rr. Gjinollët nr. 98
Daku Residence, Kati 6, Dera 504
60000 Gjilan, Republika e Kosovës

Dokumentet e nevojshme:

– Kopje e letërnjoftimit;
– Dy (2) fotografi me madhësi 51 × 51 mm (formati i vizës amerikane).

Orari i ligjëratave

Orari do të përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit e përzgjedhur pas përfundimit të procesit të regjistrimit.

Numri i vendeve është i kufizuar.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Gjeneratës së Tretë të këtij programi profesional, i cili synon fuqizimin e aftësive profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim personal dhe ekonomik.

#LIZAR #TrajnimProfesional #Rrobaqepësi #Qëndisje #FashionDesign #Upcycling #Gjilan #EmpowerWomen #Youth #ProfessionalTraining

]]>
7326
Kurs falas i gjuhës angleze në LIZA-R – Bashkohu dhe përmirëso aftësitë e tua! https://www.liza-r.org/kurs-falas-i-gjuhes-angleze-ne-liza-r-bashkohu-dhe-permireso-aftesite-e-tua/ Fri, 29 May 2026 09:26:08 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7379
OJQ “LIZA-R”, në bashkëpunim me vullnetarët amerikanë nga Peace Corps, po fillon një kurs falas të gjuhës angleze me qëllim përmirësimin dhe praktikimin e gjuhës angleze.
Ky kurs është i dedikuar për personat që tashmë kanë njohuri bazike ose më të avancuara të anglishtes dhe dëshirojnë ta praktikojnë dhe ta avancojnë më tej. Kursi është i dizajnuar në mënyrë që pjesëmarrësit të marrin informacione dhe ndihmë personale sipas nevojave të tyre, duke e bërë procesin e mësimit sa më efektiv dhe të përshtatur për secilin individ. Mësimi do të jetë gjithashtu interaktiv dhe shumë argëtues, duke mos ndjekur një strukturë formale si në shkolla.
Gjatë kursit do të ketë edhe përkthyes për të ndihmuar në kuptimin sa më të qartë dhe të detajuar të përmbajtjes.
Pjesëmarrësit do të ndahen në grupe sipas nivelit të njohurive gjuhësore. Gjeneratat më të rritura do të fokusohen më shumë në anglishten profesionale, të përdorur në punë dhe biznes, ndërsa gjeneratat e reja do të zhvillojnë aftësi më të përshtatura për studime dhe nevojat e tyre të përditshme.
Më 08.06.2026, në zyrat e LIZA-R, do të mbahet një intervistë e shkurtër vlerësuese për të përcaktuar grupin më të përshtatshëm për secilin pjesëmarrës, bazuar në nivelin e gjuhës angleze.
Ju lutemi të plotësoni informacionet me saktësi në mënyrë që të mund t’ju kontaktojmë.
]]>
7379