Media – OJQ "LIZA-R" https://www.liza-r.org Thu, 13 Aug 2026 09:54:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1.2 https://www.liza-r.org/wp-content/uploads/2024/03/cropped-liza-logo-32x32.png Media – OJQ "LIZA-R" https://www.liza-r.org 32 32 Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!  https://www.liza-r.org/urime-diten-nderkombetare-te-rinise-2/ Thu, 13 Aug 2026 09:32:50 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7393

Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! 💝

Përgjatë rrugëtimit tonë në LIZA-R, kemi pasur privilegjin të jemi pranë brezave të të rinjve në komunën tonë.
T’i mbështesim, t’i fuqizojmë dhe t’u krijojmë hapësira për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të kontribuar.

Sot jemi krenarë që shumë prej të rinjve që dikur ishin pjesë e aktiviteteve tona, sot sjellin edhe fëmijët dhe gjeneratën e re për t’u bërë pjesë e tyre.

Rinia është forca që mban gjallë kulturën, traditat, vlerat dhe shpresën e komunitetit.
Ne jemi krenarë të jemi një nga shtyllat e mbështetjes së rinisë në komunën tonë dhe do të vazhdojmë të ecim bashkë me ta, brez pas brezi.

Me rininë, Për rininë, Për një të ardhme më të mirë ✨

]]>
7393
Thirrje për Aplikim: 30 Bursa të Ekselencës për Studentët e Dalluar në Kosovë https://www.liza-r.org/thirrje-per-aplikim-30-bursa-te-ekselences-per-studentet-e-dalluar-ne-kosove-2/ Thu, 13 Aug 2026 09:20:10 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7371 May be an image of one or more people and text that says 'COS STUDENT ΑΚΙνE Nga viti 2-e studimëve Me note mesatare mbi mbi8.5 8.5 30 BURSA THIRRJE PER APLIKIM STUDENT Te EKSELENCES APLIKIMI BEHET FIZIKISHTE NẼZYRE OSE PERMES POSTES KOSOVES Rr. "Gjinollët 98" (Residenca Daku) Kati 6- Nr.504 Gjilan Afati aplikimit deri Afatiiaplikimitderimë: Te: 11.09.2026 HEME HEΝE- E EPREMTE 10:00 -17:00 /LIZA-R -R Lajm Lajmimirë mirë për studentet! vit janë në dispozicion 30 bursa ekselencës, nga 20 sa ishin vitin kaluar. www.liza-r.org f NGO Liza-R ojqliza'

THIRRJE PËR APLIKIM “BURSA E EKSELENCËS”

Organizata LIZA-R ka kënaqësinë të shpallë hapjen e thirrjes për aplikim për 30 Bursa të Ekselencës, të dedikuara për studentët e dalluar nga e gjithë Kosova.

Përmes kësaj thirrjej, LIZA-R synon të mbështesë të rinjtë e talentuar dhe të përkushtuar në studime, veçanërisht studentët të cilët, përveç rezultateve të larta akademike, përballen edhe me sfida sociale dhe ekonomike.

Vlera e bursës: 450 € për student
Bursa do të ndahet në 3 këste: (Tetor 2026, Mars dhe Shtator 2027)

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Të drejtë aplikimi kanë studentët nga viti i dytë e tutje (vetëm në nivelin Bachelor), të regjistruar në një nga këto fusha të studimit:
Shkencat Mjekësore dhe Shëndetësore – 8.5 +
Shkencat Teknike dhe Inxhinierike – 8.5 +
Shkencat Natyrore dhe Matematikore – 8.5 +
Shkencat Sociale dhe Humane – 9.0 +
Shkencat Ekonomike – 9.0 +
Shkencat Juridike – 9.0 +
Shkencat e Edukimit 9.0 +
Shkencat Bujqësore dhe Veterinare 8.5 +
Artet – 9.0 +

KRITERET SOCIALE

Përparësi në procesin e përzgjedhjes do të kenë kandidatët që plotësojnë një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme sociale:
1. Anëtarë të familjeve në skema sociale, (Familjet që përfitojnë pension të Kosovës ose pension invalidor, si dhe me aftësi të kufizuara. Për këtë kategori kërkohet dokumentacion valid dëshmues si kartoni apo vërtetimi)
2. Fëmijë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, (Vendimi përkatës i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit)
3. Familje me më shumë se një student, (Me 2-3 studentë, kërkohet vërtetimi i studentëve aktiv)
4. Familje me të ardhura të ulëta (Vërtetimi i gjendjes sociale)
5. Fëmijë jetim, (Çertifikatën e vdekjes së njërit ose të dy prindërve)
6. Studentë nga zonat rurale, (Çertifikatën e vendbanimit)

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Aplikantët duhet të dorëzojnë:
-Kopjen e Letërnjoftimit
-Dëshmi se janë studentë aktivë, përkatësisht vërtetim nga fakulteti me vulë dhe nënshkrim (të lëshuar pas datës së publikimit të kësaj thirrje)
-Transkriptën e notave, (të lëshuar pas datës së publikimit të kësaj thirrje, e vulosur dhe nënshkruar)
-Dokumentet nga njëra prej kategorive të lartshënuara

AFATI I APLIKIMIT: Deri më: 11.09.2026
E hënë – E premte (10:00 – 17:00)

Aplikimi mund të bëhet në njërën nga këto dy mënyra:
1. Fizikisht në zyrat e Organizatës LIZA-R
Rr. Gjinollët 98, (Daki Residence) Kati 6, Dera 504, Gjilan ( në sheshin e ri apo afër Tregut të Gjelbërt )
Numri kontaktues në rast se nuk mund të gjeni zyren: +383 49 959 823

2. Përmes Postës së Kosovës
Dokumentacioni duhet të dërgohet në zarf të mbyllur, me dokumentet origjinale të pajisura me vulat dhe nënshkrimet përkatëse të dokumentacionit.
Në pjesën e jashtme të zarfit, aplikantët duhet të shënojnë numrin e telefonit dhe Email-in, në mënyrë që të mund të kontaktohen në rast nevoje.

Vërejtje: Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati apo të pa kompletuara nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.

Kjo skemë e bursave realizohet me mbështetjen e donatorit IHH Nederland, i cili përmes përkrahjes së tij kontribuon në fuqizimin e arsimit, promovimin e ekselencës akademike dhe krijimin e mundësive të barabarta për të rinjtë.

]]>
7371
Thirrje për Aplikim: 30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë https://www.liza-r.org/thirrje-per-aplikim-30-sera-bujqesore-per-familjet-ne-gjilan-dhe-kamenice/ Thu, 13 Aug 2026 08:51:29 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7330 May be an image of text that says 'THIRRJE PER APLIKIM Mbështetje me sera bujqësore në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës APLIKIMI BEHET FIZIKISHT NẼ ZYRET TONA E Hënë Premte 10:00-17:00 10:00- 17:00 AFATIAPLIKIMIT: AFATI 11.09.2026 Rr. "Gjinollet 98" (Residenca Daku) Kati 6, Nr.504 Gjilan Ftohen Të kenë tokë aplikojnë fermerët dhe bujqit e rinj përshtatshme për kultivim. f Ngo Liza-R ojqliza /LIZA-R'

THIRRJE PËR APLIKIM

30 SERA BUJQËSORE PËR FAMILJET NË GJILAN DHE KAMENICË

Pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar, LIZA-R vazhdon edhe këtë vit programin për mbështetjen e fermerëve dhe familjeve në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës.

Edhe këtë vit do të shpërndahen 30 sera bujqësore, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për prodhim, rritjen e të ardhurave dhe, mbi të gjitha, fuqizimin e ekonomisë familjare përmes punës dhe bujqësisë së qëndrueshme.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Përparësi do të kenë këto kategori dhe të bashkangjiten këto dokumentacione:
1. Familjet me të ardhura të ulëta (Vërtetimi i gjendjes sociale)
2. Familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës (Vendimi përkatës i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit)
3. Fermerët e rinj dhe gratë fermere (Certifikata familjare)
4. Personat që jetojnë në zona të thella rurale (Certifikata e vendbanimit)
5. Nënat vetëushqyese (Certifikata familjare)
6. Familjet që kanë anëtar me aftësi të kufizuara (Kartoni/vërtetimi i ndihmës invalidore)
7. Familjet me numër të madh anëtarësh dhe fëmijësh (Certifikata familjare)

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Për aplikim duhet të dorëzohen:
– Kopja e letërnjoftimit
– Dokumentet nga njëra prej kategorive të lartshënuara

Të gjitha dokumentet duhet të jenë të qarta dhe të lexueshme.

AFATI I APLIKIMIT: Deri më 11.09.2026
E hënë – E premte
10:00 – 17:00

Aplikimi bëhet Fizikisht në zyrat e LIZA-R:
Rr. Gjinollët 98, (Daki Residence) Kati 6, Dera 504, Gjilan,në sheshin e ri apo afër Tregut të Gjelbërt
Numri kontaktues në rast se nuk mund të gjeni zyren: 383 49 959 823

MONITORIMI:
Përfituesit e përzgjedhur do të jenë pjesë e një programi monitorimi 3-vjeçar, me qëllim që serat të përdoren në mënyrë të qëndrueshme, produktive dhe efektive.

Kjo mbështetje realizohet falë donacionit bujar të partnerëve tanë IHH Nederland, të cilët vazhdojnë të besojnë në potencialin e familjeve, fermerëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë.

#LIZAR #SeraBujqësore #Gjilan #Kamenicë #Bujqësi #Fermerë #EkonomiaFamiljare #ZhvillimIShtueshëm #MbështetjePërFermerët

]]>
7330
Ecje nëpër kohë! Trashëgimia kulturore e Anamoravës ka vlerë të çmuar https://www.liza-r.org/ecje-neper-kohe-trashegimia-kulturore-e-anamoraves-ka-vlere-te-cmuar/ Mon, 10 Aug 2026 09:12:44 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7365

ECJE NËPËR KOHË! TRASHIGIMIA KULTURORE KA VLERË TË ÇMUAR!
LIZA-R paraqet para jush katalogun për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të regjionit të Anamoravës.
Nga numri i madh i objekteve të trashëgimisë kulturore që i ka regjioni i Gjilanit, kemi përzgjedhur disa prej tyre për t’i prezantuar, duke pasur parasysh se në kuadër të misionit tonë si ndërmarrje sociale përfshihet edhe kujdesi për hapësirat publike, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe memorialet.
Përmes këtij katalogu synojmë të rrisim interesimin e vizitorëve për t’i vizituar këto monumente, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit lokal, rritjen e shërbimeve dhe aktiviteteve në këtë fushë, si dhe promovimin e komponentëve të HORECA-së.
LIZA-R, me misionin e saj, në mënyrë të vazhdueshme avokon për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës, në veçanti të regjionit të Anamoravës.
Linku i katalogut që do të gjeni më poshtë është plotësisht i sigurt dhe i verifikuar. Klikimi në të nuk kërkon asnjë të dhënë personale dhe nuk paraqet rrezik për mashtrim , ju dërgon drejtpërdrejt në platformën ku mund ta shfletoni katalogun në mënyrë të qetë dhe të sigurt.
Katalogu është i strukturuar për t’u shfletuar njësoj si në format fizik, duke kaluar faqet nga e djathta në të majtë. Në total përmban 25 faqe të pasura me përmbajtje dhe fotografi nga trashëgimia jonë kulturore.
Një falënderim i veçantë për përkrahjen e vazhdueshme nga drejtori i Qendrës Regjionale të Trashëgimisë Kulturore, z. Artan Hoxha, kontributi i të cilit ka qenë i çmuar në realizimin dhe avancimin e këtij katalogu.
Ftojmë organizatat, donatorët, bizneset dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të mbështesin LIZA-R përmes sponsorizimit, në mënyrë që të zgjerojmë gamën e aktiviteteve tona dhe të vazhdojmë kontributin në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ju dëshirojmë një shikim të këndshëm!
]]>
7365
Bashkë për një rini më aktive – Lansimi i projektit “EmpowerYouth” https://www.liza-r.org/bashke-per-nje-rini-me-aktive-lansimi-i-projektit-empoweryouth/ Fri, 07 Aug 2026 09:52:19 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7437
767190400_28194732273491159_1175782998925670943_n 765875840_28194732736824446_7982119508917486754_n 763966048_28194731853491201_1616387571494996533_n
Me shumë entuziazëm, sot lansojmë projektin “EmpowerYouth: Aktivizimi i Rinisë përmes Vullnetarizmit dhe Transformimit të Potencialit Rinor”, një projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare.
Ky nuk është vetëm një projekt. Është një thirrje për të rinjtë që të mos jenë vetëm pjesë e komunitetit, por të bëhen forca që e ndryshojnë atë.
Përmes vullnetarizmit, trajnimeve, zhvillimit të shkathtësive dhe pjesëmarrjes aktive, EmpowerYouth synon ta kthejë energjinë, talentin dhe potencialin e të rinjve në veprim, ndikim dhe ndryshim real.
Sepse një rini e fuqizuar nuk pret ndryshimin, e krijon atë.
EmpowerYouth: Potenciali rinor në veprim!
]]>
7437
LIZA-R Certifikohet me Quality Label nga European Solidarity Corps – Një Hap Historik për Rininë e Gjilanit https://www.liza-r.org/liza-r-certifikohet-me-quality-label-nga-european-solidarity-corps-nje-hap-historik-per-rinine-e-gjilanit/ Thu, 09 Jul 2026 08:44:24 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7324 May be an image of text that says 'EUROPEAN SOLIDARITY CORPS QUALITY LABEL AWARDED Certified ESC Organisation QUALITYLABEL QUALITY LABEL EUROPEAN SOLIDARITY EUROPEAN CORPS SOLIDARITY OLIDARI /UZA-R LIZA-R European Commissior'

🎉 SOT ËSHTË NJË DITË HISTORIKE PËR LIZA-R! 🌟

Me krenari të madhe ju ndajmë lajmin se LIZA-R është certifikuar zyrtarisht me Quality Label në kuadër të European Solidarity Corps (ESC), duke u bërë organizata e vetme në rajonin e Gjilanit dhe ndër të rrallat në Kosovë që gëzon këtë vlerësim prestigjioz.🏆🇪🇺
Tashmë u hapen mundësi të reja për projekte evropiane, vullnetarizëm ndërkombëtar, shkëmbime rinore, trajnime dhe programe zhvillimore në kuadër të European Solidarity Corps, Erasmus+ dhe SALTO Youth.

Për ne, kjo nuk është fundi i një rrugëtimi, por fillimi i një kapitulli të ri me më shumë partneritete, më shumë mundësi dhe më shumë investim për rininë e Kosovës.

❤ Falënderojmë nga zemra të gjithë partnerët, bashkëpunëtorët, vullnetarët dhe mbështetësit tanë.
Ky sukses është i përbashkët!

🚀 E ardhmja fillon sot. Evropa është më afër se kurrë për të rinjtë e komunitetit tonë!

#LIZAR #QualityLabel #EuropeanSolidarityCorps #ESC #ErasmusPlus #SALTOYouth #YouthOpportunities #Volunteering #YouthEmpowerment #EuropeForYouth

]]>
7324
LIZA-R dhe Komuna e Gjilanit Nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim në Arsim https://www.liza-r.org/liza-r-dhe-komuna-e-gjilanit-nenshkruajne-memorandum-mirekuptimi-per-bashkepunim-ne-arsim/ Mon, 06 Jul 2026 09:10:51 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7360
Organizata “LIZA-R” realizoi një takim zyrtar me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Prof. Jeton Rexhepi, gjatë të cilit u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për institucionalizimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit parauniversitar.
Ky memorandum synon avancimin e cilësisë së edukimit përmes integrimit të qasjeve formale dhe joformale, si dhe krijimin e mundësive për zhvillimin akademik dhe personal të nxënësve duke përfshirë edhe promovimin e programeve ndërkombëtare si Erasmus+ dhe European Solidarity Corps (ESC).
“LIZA-R” mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave arsimore, inovacionit dhe fuqizimit të të rinjve, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm shoqëror.
“LIZA-R, Frymëzojmë mendje, ndërtojmë ëndrra, formësojmë të ardhmen.💙
]]>
7360
LIZA-R Prezanton Veshjet e Reja të Personalizuara me Brendin e Ri https://www.liza-r.org/liza-r-prezanton-veshjet-e-reja-te-personalizuara-me-brendin-e-ri/ Sun, 05 Jul 2026 09:04:51 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7339 Veshje të Personalizuara me Brendin e Ri LIZA-R

Organizata LIZA-R prezanton veshjet e reja të personalizuara me brendin e saj të ri.
Këto veshje përfaqësojnë identitetin, përkushtimin dhe frymën e bashkëpunimit që na bashkon në aktivitetet dhe misionin tonë.

Me një dizajn të thjeshtë dhe modern, veshjet me logon e re LIZA-R simbolizojnë angazhimin tonë për solidaritet, shërbim dhe mbështetje për komunitetin.

1 4 3 2
]]>
7339
LIZA-R dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshjen për projektin “EmpowerYouth” https://www.liza-r.org/liza-r-dhe-komuna-e-kamenices-nenshkruajne-marreveshjen-per-projektin-empoweryouth/ Thu, 25 Jun 2026 09:43:49 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7416
728951567_27703983755899349_2364630961132746881_n 728912943_27703984232565968_2380435450920307812_n 729897283_27703984012565990_5417084380568602271_n

Sot me kënaqësi, Kryetari i Organizatës “LIZA-R”, z. Ujmir M. Krasniqi, në emër të organizatës nënshkroi kontratën për subvencionimin e projektit “EmpowerYouth: Aktivizimi i Rinisë përmes Vullnetarizmit dhe Transformimit të Potencialit Rinor” i cili do të implementohet me mbështetjen e Komunës së Kamenicës gjatë muajve në vijim.

Projekti “EmpowerYouth: Aktivizimi i Rinisë përmes Vullnetarizmit dhe Transformimit të Potencialit Rinor” synon promovimin e vullnetarizmit në përputhje me kornizën ligjore për rininë, përmes fuqizimit të të rinjve, ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të shkathtësive të buta.
Një fokus i veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së vajzave të reja dhe grupeve të margjinalizuara, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën shoqërore, kulturore dhe në proceset vendimmarrëse.
Organizata “LIZA-R” shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e saj të sinqerta ndaj Komunës së Kamenicës për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron shoqërisë civile dhe organizatave që veprojnë në interes të qytetarëve.
Kjo mbështetje përbën një dëshmi të bashkëpunimit të mirë institucional dhe të përkushtimit të përbashkët për realizimin e projekteve me ndikim pozitiv në zhvillimin e komunitetit.
Njëkohësisht, falënderojmë Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare për besimin e dhënë për përkushtimin tonë në zbatimin profesional, transparent dhe të përgjegjshëm të projektit, në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit.
Vazhdojmë tutje me “LIZA-R” 💙
OJQ “LIZA-R” 🤝 KOMUNA E KAMENICËS
]]>
7416
Zëri i të rinjve ka fuqi! https://www.liza-r.org/zeri-i-te-rinjve-ka-fuqi/ Thu, 18 Jun 2026 09:41:30 +0000 https://www.liza-r.org/?p=7411 Të rinjtë janë motor i ndryshimit dhe zhvillimit të komunitetit.
Çdo ide, mendim dhe angazhim i tyre kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
LIZA-R vazhdon të mbështesë fuqizimin e rinisë, duke promovuar pjesëmarrjen aktive, barazinë dhe dëgjimin e zërit të tyre.
Zëri ynë, fuqia jonë!
Vazhdojmë tutje me “LIZA-R”💙

]]>
7411