Me shumë entuziazëm, sot lansojmë projektin “EmpowerYouth: Aktivizimi i Rinisë përmes Vullnetarizmit dhe Transformimit të Potencialit Rinor”, një projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare.
Ky nuk është vetëm një projekt. Është një thirrje për të rinjtë që të mos jenë vetëm pjesë e komunitetit, por të bëhen forca që e ndryshojnë atë.
Përmes vullnetarizmit, trajnimeve, zhvillimit të shkathtësive dhe pjesëmarrjes aktive, EmpowerYouth synon ta kthejë energjinë, talentin dhe potencialin e të rinjve në veprim, ndikim dhe ndryshim real.
Sepse një rini e fuqizuar nuk pret ndryshimin, e krijon atë.
EmpowerYouth: Potenciali rinor në veprim!


