Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! ![]()
Përgjatë rrugëtimit tonë në LIZA-R, kemi pasur privilegjin të jemi pranë brezave të të rinjve në komunën tonë.
T’i mbështesim, t’i fuqizojmë dhe t’u krijojmë hapësira për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të kontribuar.
Sot jemi krenarë që shumë prej të rinjve që dikur ishin pjesë e aktiviteteve tona, sot sjellin edhe fëmijët dhe gjeneratën e re për t’u bërë pjesë e tyre.
Rinia është forca që mban gjallë kulturën, traditat, vlerat dhe shpresën e komunitetit.
Ne jemi krenarë të jemi një nga shtyllat e mbështetjes së rinisë në komunën tonë dhe do të vazhdojmë të ecim bashkë me ta, brez pas brezi.
Me rininë, Për rininë, Për një të ardhme më të mirë ![]()

