Dje patëm kënaqësinë të mirëpresim në LIZA-R Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Mimoza Kusari
Gjatë takimit diskutuam për sfidat dhe nevojat e organizatave që punojnë në fushën e aftësimit profesional, fuqizimit ekonomik dhe ndërmarrësisë sociale.
Theksuam se organizatat që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe krijimin e mundësive për punësim kanë nevojë për mbështetje më të madhe institucionale dhe financiare.
Vlerësojmë gatishmërinë e Ministres për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet tona, si dhe zotimin e saj për të mbështetur iniciativat që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Besojmë se investimi në organizatat që punojnë për qytetarët është investim në të ardhmen e Kosovës. 






