
THIRRJE PËR APLIKIM “BURSA E EKSELENCËS”
Organizata LIZA-R ka kënaqësinë të shpallë hapjen e thirrjes për aplikim për 30 Bursa të Ekselencës, të dedikuara për studentët e dalluar nga e gjithë Kosova.
Përmes kësaj thirrjej, LIZA-R synon të mbështesë të rinjtë e talentuar dhe të përkushtuar në studime, veçanërisht studentët të cilët, përveç rezultateve të larta akademike, përballen edhe me sfida sociale dhe ekonomike.
Vlera e bursës: 450 € për student
Bursa do të ndahet në 3 këste: (Tetor 2026, Mars dhe Shtator 2027)
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga viti i dytë e tutje (vetëm në nivelin Bachelor), të regjistruar në një nga këto fusha të studimit:
Shkencat Mjekësore dhe Shëndetësore – 8.5 +
Shkencat Teknike dhe Inxhinierike – 8.5 +
Shkencat Natyrore dhe Matematikore – 8.5 +
Shkencat Sociale dhe Humane – 9.0 +
Shkencat Ekonomike – 9.0 +
Shkencat Juridike – 9.0 +
Shkencat e Edukimit 9.0 +
Shkencat Bujqësore dhe Veterinare 8.5 +
Artet – 9.0 +
KRITERET SOCIALE
Përparësi në procesin e përzgjedhjes do të kenë kandidatët që plotësojnë një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme sociale:
1. Anëtarë të familjeve në skema sociale, (Familjet që përfitojnë pension të Kosovës ose pension invalidor, si dhe me aftësi të kufizuara. Për këtë kategori kërkohet dokumentacion valid dëshmues si kartoni apo vërtetimi)
2. Fëmijë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, (Vendimi përkatës i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit)
3. Familje me më shumë se një student, (Me 2-3 studentë, kërkohet vërtetimi i studentëve aktiv)
4. Familje me të ardhura të ulëta (Vërtetimi i gjendjes sociale)
5. Fëmijë jetim, (Çertifikatën e vdekjes së njërit ose të dy prindërve)
6. Studentë nga zonat rurale, (Çertifikatën e vendbanimit)
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
-Kopjen e Letërnjoftimit
-Dëshmi se janë studentë aktivë, përkatësisht vërtetim nga fakulteti me vulë dhe nënshkrim (të lëshuar pas datës së publikimit të kësaj thirrje)
-Transkriptën e notave, (të lëshuar pas datës së publikimit të kësaj thirrje, e vulosur dhe nënshkruar)
-Dokumentet nga njëra prej kategorive të lartshënuara
AFATI I APLIKIMIT: Deri më: 11.09.2026
E hënë – E premte (10:00 – 17:00)
Aplikimi mund të bëhet në njërën nga këto dy mënyra:
1. Fizikisht në zyrat e Organizatës LIZA-R
Rr. Gjinollët 98, (Daki Residence) Kati 6, Dera 504, Gjilan ( në sheshin e ri apo afër Tregut të Gjelbërt )
Numri kontaktues në rast se nuk mund të gjeni zyren: +383 49 959 823
2. Përmes Postës së Kosovës
Dokumentacioni duhet të dërgohet në zarf të mbyllur, me dokumentet origjinale të pajisura me vulat dhe nënshkrimet përkatëse të dokumentacionit.
Në pjesën e jashtme të zarfit, aplikantët duhet të shënojnë numrin e telefonit dhe Email-in, në mënyrë që të mund të kontaktohen në rast nevoje.
Vërejtje: Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati apo të pa kompletuara nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.
Kjo skemë e bursave realizohet me mbështetjen e donatorit IHH Nederland, i cili përmes përkrahjes së tij kontribuon në fuqizimin e arsimit, promovimin e ekselencës akademike dhe krijimin e mundësive të barabarta për të rinjtë.
