
THIRRJE PËR APLIKIM
30 SERA BUJQËSORE PËR FAMILJET NË GJILAN DHE KAMENICË
Pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar, LIZA-R vazhdon edhe këtë vit programin për mbështetjen e fermerëve dhe familjeve në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës.
Edhe këtë vit do të shpërndahen 30 sera bujqësore, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për prodhim, rritjen e të ardhurave dhe, mbi të gjitha, fuqizimin e ekonomisë familjare përmes punës dhe bujqësisë së qëndrueshme.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Përparësi do të kenë këto kategori dhe të bashkangjiten këto dokumentacione:
1. Familjet me të ardhura të ulëta (Vërtetimi i gjendjes sociale)
2. Familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës (Vendimi përkatës i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit)
3. Fermerët e rinj dhe gratë fermere (Certifikata familjare)
4. Personat që jetojnë në zona të thella rurale (Certifikata e vendbanimit)
5. Nënat vetëushqyese (Certifikata familjare)
6. Familjet që kanë anëtar me aftësi të kufizuara (Kartoni/vërtetimi i ndihmës invalidore)
7. Familjet me numër të madh anëtarësh dhe fëmijësh (Certifikata familjare)
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Për aplikim duhet të dorëzohen:
– Kopja e letërnjoftimit
– Dokumentet nga njëra prej kategorive të lartshënuara
Të gjitha dokumentet duhet të jenë të qarta dhe të lexueshme.
AFATI I APLIKIMIT: Deri më 11.09.2026
E hënë – E premte
10:00 – 17:00
Aplikimi bëhet Fizikisht në zyrat e LIZA-R:
Rr. Gjinollët 98, (Daki Residence) Kati 6, Dera 504, Gjilan,në sheshin e ri apo afër Tregut të Gjelbërt
Numri kontaktues në rast se nuk mund të gjeni zyren: 383 49 959 823
MONITORIMI:
Përfituesit e përzgjedhur do të jenë pjesë e një programi monitorimi 3-vjeçar, me qëllim që serat të përdoren në mënyrë të qëndrueshme, produktive dhe efektive.
Kjo mbështetje realizohet falë donacionit bujar të partnerëve tanë IHH Nederland, të cilët vazhdojnë të besojnë në potencialin e familjeve, fermerëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë.
#LIZAR #SeraBujqësore #Gjilan #Kamenicë #Bujqësi #Fermerë #EkonomiaFamiljare #ZhvillimIShtueshëm #MbështetjePërFermerët
