Skip to content
OJQ "LIZA-R"

OJQ "LIZA-R"

Primary Menu
  • BALLINA
  • RRETH ORGANIZATËS
    • Kryesia
    • Strategjia 2024 – 2027
    • Strategjia e vjetër
  • LAJMET
  • GALERIA
    • Vizita Studimore
    • Pritja e delegacioneve në Kosovë
    • Evente
    • Trajnime te mbajtura
    • Trajnimet 2020-2024
  • AKTIVITETET
    • Kurset profesionale
      • Rrobaqepësi
      • IT, Dizajn Grafik & Ndërmarrësi
    • Zhvillim ekonomik
      • Mbështetje me serra për bujqit
      • Mbështetje me maqina të qepjes për gra dhe vajza
      • Arsim/Edukim
        • Mbështetje me bursa të ekselencës për studentët e dalluar
    • Trajnimet
      • Menaxhimi Strategjik
      • Lidership
      • Hartim dhe Menaxhim Projektesh
      • Administrim Biznesi
      • Organizim i trajnimeve profesionale
    • Konferenca
    • Sport
    • Rini
    • Kulturë
    • Trashëgimi kulturore
    • VERLT
    • Erasmus+
    • European Solidarity Corps(ESC)
  • Kontakti
  • Home
  • Training Opportunities
  • Thirrje Publike: Hapet Gjenerata e Tretë e Programit Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajn – Vetëm 10 Vende të Lira
  • Training Opportunities

Thirrje Publike: Hapet Gjenerata e Tretë e Programit Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajn – Vetëm 10 Vende të Lira

web August 13, 2026
767031667_28179221038375616_4126397808058402208_n

May be an image of text that says 'KURS PROFESIONAL I RROBAQEPESISE Gjenerata e tretë! GJATE 6 MUAJVE DO TE : Qepje profesionale Matje dhe prerje Modelim bazë Vizatim patronesh Modifikim dhe riparim veshjesh JLIZA-R LIZA LIZA-R -R AFATII APLIKIMIT DERI ME: 11.09.2026 Kursi ofrohet KursiofrohetFALAS FALAS Rr. "Gjinollët 98" (Residenca Daku) Kati 6, Nr.504 4-Gjilan Ngo Liza-R ojqliza'

THIRRJE PUBLIKE

REGJISTRIMET JANË TË HAPURA

Gjenerata e Tretë “Program Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajnim të Rrobave”

Vetëm 10 vende të lira

Pas suksesit të Gjeneratës së Parë dhe Gjeneratës së Dytë, si dhe interesimit të vazhdueshëm të qytetarëve, OJQ LIZA-R shpall të hapur aplikimin për Gjeneratën e Tretë të programit profesional pa pagesë në fushën e rrobaqepësisë, qëndisjes artistike dhe rikrijimit (upcycling) të rrobave.

Programi synon zhvillimin e aftësive profesionale dhe praktike, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi reale për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim të iniciativave të vogla ndërmarrëse.

Programi zgjat 6 muaj dhe përfshin:

– Rrobaqepësi moderne;
– Qëndisje artistike;
– Rikrijim dhe transformim të rrobave të përdorura në produkte bashkëkohore (Upcycling);
– Punë praktike me pajisje profesionale;
– Përgatitje për tregun e punës dhe zhvillimin e një biznesi të vogël.

Mësimi zhvillohet në ambiente moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme të finansuar nga Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA

Procesi mësimor realizohet nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në fushën e modës dhe rrobaqepësisë, duke kombinuar teorinë me praktikën.

Kush mund të aplikojë?

– Gra dhe vajza, pa kufizim moshe, të interesuara për ndërtimin e një profesioni të qëndrueshëm;
– Të rinj dhe të reja me interes për modën, dizajnin, krijimtarinë dhe ndërmarrësinë.

Përfitimet e programit:

– Trajnim profesional 6-mujor pa pagesë;
– Zhvillim i aftësive praktike të aplikueshme në tregun e punës;
– Mundësi për punësim ose vetëpunësim;
– Punë praktike me pajisje profesionale;
– Certifikatë përfundimi.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

Për shkak të karakterit praktik të programit, do të pranohen vetëm 10 pjesëmarrës.

Përzgjedhja do të bazohet në motivimin, seriozitetin dhe gatishmërinë për të ndjekur programin deri në përfundim.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm fizikisht, duke dorëzuar dokumentacionin në zyrat e OJQ LIZA-R.

Adresa:
Rr. Gjinollët nr. 98
Daku Residence, Kati 6, Dera 504
60000 Gjilan, Republika e Kosovës

Dokumentet e nevojshme:

– Kopje e letërnjoftimit;
– Dy (2) fotografi me madhësi 51 × 51 mm (formati i vizës amerikane).

Orari i ligjëratave

Orari do të përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit e përzgjedhur pas përfundimit të procesit të regjistrimit.

Numri i vendeve është i kufizuar.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Gjeneratës së Tretë të këtij programi profesional, i cili synon fuqizimin e aftësive profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim personal dhe ekonomik.

#LIZAR #TrajnimProfesional #Rrobaqepësi #Qëndisje #FashionDesign #Upcycling #Gjilan #EmpowerWomen #Youth #ProfessionalTraining

Post navigation

Previous: Ecje nëpër kohë! Trashëgimia kulturore e Anamoravës ka vlerë të çmuar
Next: Thirrje për Aplikim: 30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë

Postime të ngjashme

710739111_27361674840130244_1045825100746182708_n
  • Training Opportunities

Kurs falas i gjuhës angleze në LIZA-R – Bashkohu dhe përmirëso aftësitë e tua!

web May 29, 2026

Arkiva

Vizioni, Misioni dhe Qëllimi

Organizata është themeluar me qëllim të integrimit, fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike. Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata do t’i ndërmarr, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete e poshtë shënuara.

Rrjetet Sociale

facebook.com/lizargjilan
instagram.com/ojqliza

Lajmet e Fundit

  • Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!  August 13, 2026
  • Thirrje për Aplikim: 30 Bursa të Ekselencës për Studentët e Dalluar në Kosovë August 13, 2026
  • Thirrje për Aplikim: 30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë August 13, 2026
  • Thirrje Publike: Hapet Gjenerata e Tretë e Programit Profesional në Rrobaqepësi, Qëndisje dhe Dizajn – Vetëm 10 Vende të Lira August 13, 2026
  • Home
  • IT, Dizajn Grafik & Ndërmarrësi
Copyright©/All rights reserved by NGO "Liza-R 2026" | MoreNews by AF themes.