OJQ LIZA-R mori pjesë me vullnetarët dhe aktivistët e saj në eventin e rrjetëzimit rinor, ku u bashkuan qindra të rinj nga komunitete të ndryshme të Kosovës.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Zëvendësshefen e BE-së në Kosovë, Palatova, si dhe Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilët theksuan rëndësinë e të drejtave gjuhësore, dialogut dhe bashkëjetesës shumë etnike.
Dy pjesëmarrëset tona më aktive në projekt, Taona Bajrami dhe Enea Hoxha, patën kënaqësinë të jenë pjesë e panelit së bashku me të rinj nga e gjithë Kosova.
Ato ndanë përvojat e tyre personale, rrëfyen ndjesitë, sfidat dhe transformimin që ky projekt ka sjellë në jetën e tyre, një përvojë që do t’i shoqërojë dhe inspirojë gjatë gjithë jetës.
Falënderojmë nga zemra IOM Kosovo, Unicef Kosovo Programme dhe Peacebuilding Fund për mbështetjen e vazhdueshme dhe dedikimin e tyre, falë të cilëve së bashku kemi arritur të ndërtojmë një frymë të shëndoshë rinore, bashkëpunuese dhe shumëetnike, veçanërisht tek të rinjtë e Anamoravës. Ky event riafirmoi edhe një herë fuqinë e gjuhëve, diversitetit dhe dialogut si ura që na bashkojnë.




