Ka filluar zyrtarisht kampanja e projektit “Empowered Youth AGAINST Hate and Harm”, (Rinia e Fuqizuar KUNDËR Urrejtjes dhe Dëmit) në Komunën e Gjilanit, të realizuar nga organizata LIZA-R si pjesë e iniciativës “Nisma Katalizatore e Inovacionit për Minoritete”, e mbështetur nga The Foundation House.
Kjo kampanjë vjen me synimin për të fuqizuar të rinjtë dhe për të ngritur vetëdijen rreth ndikimit të urrejtjes, gjuhës nënçmuese dhe sjelljeve që krijojnë dëm në komunitet. Nëpërmjet takimeve, aktiviteteve edukative dhe diskutimeve të hapura, të rinjtë po ftohen të bëhen pjesë aktive e ndryshimit pozitiv edhe tek moshat madhore.
Fokusi kryesor i projektit është të nxisë dialogun, respektin dhe bashkëpunimin mes të rinjve, duke promovuar një kulturë ku toleranca dhe mirëkuptimi vihen në qendër. Rinia e Gjilanit po dëshmon se ka energjinë, vullnetin dhe vizionin për të ndërtuar një komunitet më të sigurt, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
Ky aktivitet është pjesë e programit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga