Sot, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Kamenicës, u zhvillua me shumë sukses trajnimi i organizuar nga LIZA-R, në kuadër të projektit të mbështetur nga Komuna e Kamenicës.
Në këtë trajnim morën pjesë të rinj, gra, vajza të reja dhe biznese të sapoformuara (start-ups)
, të cilët u angazhuan në një ditë të mbushur me dije
, energji dhe bashkëpunim
.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë nga ekspertë të fushës , përmes metodave interaktive dhe punës në grupe
, duke përfituar aftësi praktike që do t’i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre ndërmarrës.
për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti.
Ky trajnim është vetëm një hap drejt fuqizimit të të rinjve, grave dhe bizneseve të reja në Komunën e Kamenicës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe rritjen e mundësive të punësimit
.











