Sot, në kuadër të projektit “Të Rinjtë e Fuqizuar Kundër Urrejtjes dhe Dëmit”, të realizuar nga organizata LIZA-R si pjesë e iniciativës “Nisma Katalizatore e Inovacionit për Minoritete” të mbështetur nga The Foundation House, ka filluar trajnimi i parë me të rinjtë pjesëmarrës nga regjioni i Gjilanit.
Ky trajnim po zhvillohet në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit “Fan Noli” dhe synon fuqizimin e të rinjve përmes edukimit rreth sigurisë digjitale, luftimit të bullizmit dhe gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit si dhe promovimit të respektit, tolerancës dhe bashkëjetesës në mjediset shkollore dhe online.
Përmes metodave interaktive, aktiviteteve praktike dhe punës së përbashkët kreative, të rinjtë do të pajisen me njohuri dhe aftësi për të udhëhequr fushata ndërgjegjësuese në rrjete sociale dhe në komunitetet e tyre shkollore.
Në fund të programit, ata do të certifikohen si Ambasadorë Digjital, të gatshëm të shërbejnë si faktorë pozitivë ndryshimi dhe mbështetje për bashkëmoshatarët e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e programit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga
LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency – Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.
