Sot, në një organizim solemn dhe të veçantë në prani të Kryetarit të Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare z. Kadri Rahimaj dhe Drejtorit të DKRS të kësaj Komune z. Behar Hyseni, organizata jonë pati kënaqësinë të nënshkruajë kontratën e bashkëpunimit për mbështetje financiare përmes subvencionimit nga Komuna e Kamenicës.
Ky partneritet zyrtarizon fillimin e një projekti të rëndësishëm, i cili do të zbatohet gjatë muajve në vijim në këtë komunë dhe që synon të sjellë ndikim të prekshëm dhe të qëndrueshëm për komunitetin lokal.
Ne nuk do të ndalemi me kaq, vazhdojmë tutja me “LIZA-R”
