Përfaqësuesit e organizatës sonë LIZA-R, Rozaf Ramizi dhe Atdhe Rashiti, kanë përfunduar me sukses trajnimin rajonal “Poke the Bubble” që u mbajt nga 13 deri më 16 prill në Sremski Karlovci.
Ky trajnim kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve nga Kosova dhe Serbia përmes edukimit mbi barazinë gjinore , sfidat në TikTok , stereotipet gjinore , lidershipin e grave dhe sigurinë në internet
Gjatë katër ditëve intensive, pjesëmarrësit kontribuan në diskutime të frytshme, sfida kreative dhe sesione ndërkulturore që promovojnë fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet të rinjve.
Faleminderit organizatorëve për mundësinë, besimin dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse!
