Organizata “LIZA-R” si përfituese e programit të ngritjes së kapaciteteve dhe skemës së granteve strategjike në kuadër të Projektit “Nisma Katalizatore e Inovacionit për Minoritete”.
Kryetari i Organizatës “LIZA-R”, z. Ujmir Krasniqi, Sot ka nënshkruar Marrëveshjen e Grantit për jetësimin e Projektit të ri me organizatën partnere “ The Foundation House“ (ish Fondacioni IPKO)“ projekt ky i mbështetur nga LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency .
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së misionit tonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përkrahje konkrete për komunitetet që i shërbejmë.
Falë këtij partneriteti, shumë mundësi të reja po hapen për të ndikuar pozitivisht në jetën e shumë njerëzve!

