Skip to content

OJQ "LIZA-R"

Primary Menu
  • BALLINA
  • RRETH ORGANIZATËS
    • Kryesia
    • Strategjia 2024 – 2027
    • Strategjia e vjetër
  • LAJMET
  • GALERIA
    • Vizita Studimore
    • Pritja e delegacioneve në Kosovë
    • Evente
    • Trajnime te mbajtura
    • Trajnimet 2020-2024
  • AKTIVITETET
    • Kurset profesionale
      • Rrobaqepësi
      • IT, Dizajn grafik & Ndërmarrësi
    • Zhvillim ekonomik
      • Mbështetje me serra për bujqit
      • Mbështetje me maqina të qepjes për gra dhe vajza
      • Arsim/Edukim
        • Mbështetje me bursa të ekselencës për studentët e dalluar
    • Trajnimet
      • Menaxhimi Strategjik
      • Lidership
      • Hartim dhe Menaxhim Projektesh
      • Administrim Biznesi
      • Organizim i trajnimeve profesionale
    • Konferenca
    • Sport
    • Rini
    • Kulturë
    • Trashëgimi kulturore
    • VERLT
    • Erasmus+
    • European Solidarity Corps(ESC)
  • Kontakti
  • Home
  • Media
  • Organizata jonë shënoi hapjen solemne të zyrave të reja
  • Media

Organizata jonë shënoi hapjen solemne të zyrave të reja

web November 30, 2024

Sot, në një atmosferë festive dhe plot emocion, organizata jonë shënoi hapjen solemne të zyrave të reja dhe fillimin e jetësimit të një projekti të rëndësishëm për pregaditjen e të riut për vetëpunësim në fushën e Teknologjisë Informative dhe ndërmarrësis të mbështetur nga TIKA Turke. Ky moment përfaqëson një hap të madh për ne, duke hapur dyert për mundësi të reja dhe duke forcuar angazhimin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit u mirëpritën në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, ku u ndanë fjalë inkurajuese nga drejtuesit e organizatës dhe përfaqësuesit e TIKA-s me Nënkryetarin e saj Dr. Mahmut Çevik, Ambasadorin e Turqis në Republikën e Kosovës z. Sabri Tunç Angli, Koordinatoren e TIKA-s për Kosovë znj. Fulya Aslan, Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.
Me krenari, ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes që ky projekt do të sjellë për komunitetin tonë, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe social.
Projekti i mbështetur nga TIKA përfshin një sërë aktivitetesh që do të ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve lokale dhe rritjen e nivelit të jetesës.
Ne besojmë se me këtë iniciativë do të krijojmë një ambient më të mirë për të gjithë, duke ofruar mundësi për edukim, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në fund të ceremonisë, pjesëmarrësit u ftuan të vizitonin zyrat e reja, ku panë nga afër ambientin e punës dhe planet për të ardhmen. Jemi të bindur se ky projekt do të ketë një ndikim të madh dhe do të sjellë ndryshime pozitive në jetën e shumë njerëzve.
Faleminderit TIKA-s dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë moment historik për organizatën tonë. Bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritur!
Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA
TİKA Kosova
T.C. Priştine Büyükelçiliği/Ambasada e Republikës Türkiye në Prishtinë

Post navigation

Previous: Kampanja për barazinë gjinore
Next: U certifikua gjenerata e parë e kursit të IT, Dizajnit Grafik dhe Ndërmarrësisë

Postime të ngjashme

post6.1
  • Media

Nga Konflikti në Dialog: Të Rinjtë e Gjilanit Fuqizohen me Aftësi të Shëndetshme Komunikimi

web February 23, 2026
post4
  • Media

OJQ LIZA-R dhe të Rinjit Promovojnë Diversitetin me Mbështetjen e IOM dhe UNICEF

web February 23, 2026
post5
  • Media

Kampanja “Empowered Youth AGAINST Hate and Harm” vazhdon me aktivitet në Gjilan

web February 23, 2026

Arkiva

Vizioni, Misioni dhe Qëllimi

Organizata është themeluar me qëllim të integrimit, fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike. Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata do t’i ndërmarr, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete e poshtë shënuara.

Rrjetet Sociale

facebook.com/lizargjilan
instagram.com/ojqliza

Lajmet e Fundit

  • Nga Konflikti në Dialog: Të Rinjtë e Gjilanit Fuqizohen me Aftësi të Shëndetshme Komunikimi February 23, 2026
  • OJQ LIZA-R dhe të Rinjit Promovojnë Diversitetin me Mbështetjen e IOM dhe UNICEF February 23, 2026
  • Kampanja “Empowered Youth AGAINST Hate and Harm” vazhdon me aktivitet në Gjilan February 23, 2026
  • Fillon kampanja “Empowered Youth AGAINST Hate and Harm” nga LIZA-R në Gjilan February 23, 2026
  • Home
  • IT, Dizajn grafik & Ndërmarrësi
Copyright©/All rights reserved by NGO "Liza-R 2026" | MoreNews by AF themes.